Thursday, February 24, 2011

Mania shkon përtej sëmundjes, e prek rëndshëm atë dhe në çdo hapësirë boshe mbjell kaos dhe pavetëdije. Ka ende momente përgjimi të heshtur dhe aq vlues. Netëve hija vret hijen dhe ashtu do ringjallen, mëngjesin apo mbrëmjen e nesërme. S'ka luftë mbijetese; vdes dhe ringjallesh sërish, vdes prapë dhe ashtu shterueshëm merr jetë. ëndërrimet joshin trupin dhe me aq mjaftoi për sot.

Gëlon muri prej tymit. E shprisha edhe ajrin e përgjithshëm. Diçka lëviz vagëll dhe e tillë humb. Kush e di ku shkon. Ndoshta ka qenë Fryma e Shenjtë. E dua qëllimshëm.
Përpjekjet s'janë të kota; për diku shpejtoj hapat. Drejt teje ose hijes. Ose drejt gjurmëve të asaj që zgjati. Drejt fantazmagorive që thur. Dhe në heshtje endet e sprapset.

~ 22.02.2011

No comments:

Post a Comment